KONFERENCË KOMBËTARE ME TEMË: “Sfidat mjedisore dhe mekanizmat e zbatimit të legjislacionit mjedisor në Shqipëri”

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me OSBE - në, më datë 8 maj 2024, në mjediset e Hotel MakAlbania, zhvilloi një Konferencë Kombëtare me temë: “Sfidat mjedisore dhe mekanizmat e zbatimit të legjislacionit mjedisor në Shqipëri”. 

Konferenca ishte e organizuar në dy panele. Paneli i parë trajtoi problematikën në drejtim të paraqitjes së gjendjes faktike dhe sfidave më të rëndësishme mjedisore, duke shtjelluar një panoramë të përgjithshme të ndotjes mjedisore në vend.

Ndërsa, paneli i dytë trajtoi problematikat në këndvështrimin e ligjit penalo-administrativ, konkretisht: 

  • Kontrolli kushtetues i të drejtës për mjedis të shëndetshëm;
  • Inspektimet mjedisore. Situata, statistikat dhe sfida;
  • Hetimi i krimeve mjedisore;
  • Shkeljet administrative dhe gjykimi i tyre. Raste konkrete dhe ku hasen sfidat;
  • Lidhja mes krimeve mjedisore, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i aktorëve institucionalë dhe atyre të drejtësisë e më gjerë, për çështjet e problematikave në fushën e drejtësisë mjedisore, si dhe mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm për t’u përdorur në fushën e trajnimit profesional të magjistratëve.

Në konferencën kombëtare morën pjesë përfaqësues të administratës publike dhe  shoqërisë civile,  prokurorë, gjyqtarë dhe media të ndryshme.